Hapjen solemne të Festivalit e kanë bërë nënkryetari i Komunës, Avdullah Hoti ministri i Kulturës, Lutfi Haziri, ai i Ambientit, Mahir Yakcilar, si dhe zëvendësdrejtori i Zyrës zviceran, Guido Beltrani.
“Jam shume e gëzuar që sot të gjithë jemi së bashku që ta bëjmë hapjen e festivalit të luleve. Është ky viti i dytë që Komuna e Prishtinës, organizon këtë festival me sloganin “Pranvera në Prishtinë”. Ky festival i luleve do të lehtësojë qasjen në treg për prodhuesit vendor, dhe do të vetëdijsojë popullatën për rëndësinë e ambientit të rrethuar me lule dhe bimë dekorative”, tha me rastin e hapjes së këtij festivali, Vlora Dumoshi, drejtore e Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini në Komunën e Prishtinës.
“ Pjesëmarrja në këtë ngjarje do të mundësojë promovimin e luleve të ndryshme të cilat prodhohen në vend si dhe do të shtojë bashkëpunimin në mes të prodhuesve vendor. I falënderojmë organizatën “Interkorporation”, N.K. “Hortikultura”, dhe prodhuesit vendore për kontribut dhe pjesëmarrje në këtë festival”, tha Dumoshi
Ministri Haziri, duke e falënderuar Qeverinë zvicerane për kontributin e dhënë ka thënë se angazhimi i kësaj qeverie ka bërë që sot kryeqyteti të duket shumë më i bukur nga lulet dhe shiu që po bie.
“Komuna e Prishtinës po dëshmon se po punon në zbukurimin e ambientit”, ka theksuar Haziri duke shfaqur shpresën se lule të tilla të vendosen edhe në zyra, korridore, ballkone dhe kudo tjetër.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane në Prishtinë, Guido Beltrani, këtë festival e ka cilësuar si ngjarje të mirë që e shton bashkëpunimin ndërmjet prodhuesve vendorë.
“Qeveria zvicerane ka përkrahur dhe është duke përkrahur prodhuesit e Kosovës”, ka theksuar Beltrani derisa ka inkurajuar prodhuesit e luleve që të vazhdojnë të merren me këtë punë.
Festivalin e luleve “Pranvera në Prishtinë” e ka përkrahur edhe ministri i Ambientit dhe planifikimit hapësinor, Mahir Yakcillar.
“Lulja është shenjë pastërtisë së ambientit dhe shenjë e bukurisë”, ka thënë Yakcilar, ndërsa ka sugjeruar të gjithë që sa më shumë ta lulëzojnë shtetin e Kosovës.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën qeveritare zvicerane
“Interkorporation” dhe prodhuesit vendorë të luleve, të enjten, në Bulevardin "Nëna Terezë", kanë hapur Festivalin e luleve “Pranvera në Prishtinë”, i cili do të qëndrojë i hapur një muaj, deri më 15 maj.