Ngrohtorja e qytetit “Termokos” është përfituesja e radhës, pas ujësjellësit të Prishtinës,
Kjo ndërmarrje nga Komisioni Evropian ka përfituar rreth 20 milionë euro investime, derisa 5 milionë euro i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim, KFW-së, 2 milionë prej të cilave do të mbulohen nga Komuna e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar projektin, duke e falënderuar Komisionin Evropian për bashkëpunimin dhe ndihmën,, KFW-në për dhënie të kredisë si edhe drejtoreshën ekzekutive të “Termokosit”, Fllanza Pula.
“Është një projekt kapital për kryeqytetin, pasi që me të do të përmirësohen cilësia dhe kushtet e përgjithshme të punës. Mënyra e tanishme është tepër e vështirë të menaxhohet”, ka thënë Mustafa, derisa “Termokosin” e ka lavdëruar për aktivitet të zellshëm, për çfarë sipas tij, ka fituar donacionet dhe kredinë në fjalë.
Ndërkaq, Wilderich Horr, pasi ka paraqitur investimet e bëra në drejtim të zhvillimit të projekteve në Kosovë, ka thënë se me këto mjete dëshirojmë t’i përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve.
Drejtoresha e “Termokosit”, Fllanza Pula, tha se me sigurimin e këtyre investimeve do të heqim dorë njëherë e përgjithmonë nga mazuti”.
“Ngrohtorja do të lidhet me Termocentralin “Kosova B. “Objektivi kryesor që synohet të arrihet përmes projektit të Koogjenerimit, është furnizimi i qëndrueshëm dhe kualitativ i ngrohjes për qytetin e Prishtinës, me çmime konkurruese konform gjendjes sociale të popullatës”, ka thënë Pula për të shtuar se “Kjo Marrëveshje do të mbulonte një shumë prej 13.825 milionë euro nga BE-ja (Projektet e Infrastrukturës për Ballkanin Perëndimor/PI), një shumë prej 6 milionë dhe një hua prej 5 milionë nga Qeveria Gjermane,KfW”.
Sipas saj realizimi i këtyre projekteve do të fillojë gjatë këtij viti dhe do të zgjatë tri vjet.
Prishtinë, 30 mars 2010
Kryetarit i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, projketmenagjeri përgjegjës për projekte në sektorin e energjisë në Kosovë, pranë KfW-së Bankkengruppe me seli në Frankfurt, Wilderich Horr dhe Fllanza Pula, drejtore e NPK “Termokos”, sot, nënshkruhet Protokollin për financimin e projektit të ngrohjes qendrore.