Ky harmonizim i qëndrimeve dhe krijimi i këshillit të përbashkët Komunë- SHVL u arrit gjatë një takimi të përbashkët në mes të kryetarit Mustafa dhe kryetarit të Shoqatës se Veteranëve të Luftës se UCK-së dhe Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Urbanizmit, Luljeta Çeku – Sokoli, drejtoresha e Kulturës, Vlora Dumoshi si dhe këshilltari i asamblesë komunale, Hazir Borovci.
Kryetari i Prishtinës, prof.dr. Isa Mustafa gjatë takimit tha se formimi i këtij këshilli është një hap i mirë drejt realizimit të ndërtimit të varrezave të dëshmorëve të qytetit të Prishtinës. Kryetari Mustafa kërkoj nga shoqatat e dala nga lufta e UCK-së që në bashkëpunim me komunë të bëjnë të pamundurën që ndërtimi i varrezave të dëshmorëve të filloj dhe të përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kryetari Mustafa tha se është e pafalshme si për shoqatat ashtu edhe për organet shtetërore që edhe ky vit të kaloj pa filluar ndërtimi i varrezave.
Kryetari Mustafa u zotua se komuna e Prishtinës, gjithmonë në bashkëpunim të plotë me shoqatat e dala nga lufta e UCK-së do të bëjë hartimin e detyrës projektuese dhe planit ideor për ndërtimin e varrezave.
Nga ana e tyre, kryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës, dhe ai i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, z. Ibrahim Mehmeti dhe z. Naser Pacolli theksuan se gatishmërinë e tyre që të punojnë bashkërisht me komunën që fillimi i ndërtimit të varrezave të dëshmorëve të kombit të filloj sa me shpejt që është e mundur. Ata shprehen zotimin e tyre së do të kontribuojnë shumë në këshillin e përbashkët Komunë-SHVL dhe theksuan se janë të gatshëm që të punojnë edhe 24 orë në ditë, vetëm e vetëm që të filloj realizimi i ndërtimit të varrezave të dëshmorëve

Komuna e Prishtinës dhe Organizata e Veteraneve të Luftës, shoqatës së familjeve të dëshmorëve janë pajtuar të hënën që të themelohet një këshilli i përbashkët për harmonizimin e ideve për ndërtimin e varrezave të dëshmorëve të kombit në lagjen Velania.