Gjatë ditës së sotmë dhe nesër është planifikuar të lirohen hapësirat publike në rrugët: ‘Qamil Hoxha”, “Fehmi Agani”, “Garibaldi”, si dhe në lagjet “Ulpiana” dhe “Veternik”.
Puna e inspektorëve komunal do të jetë e përhershme deri në lirimin e plotë të hapësirave publike në qytet.
Inspektorët komunal do të mbështeten nga Policia e Kosovës (PK), dhe nga punëtorët e N.K. “Hortikultura".
Inspektorati komunal i Komunës së Prishtinës, sot, do të vazhdojë të bëjë lirimin hapësirave publike në disa pjesë të qytetit me radh , ku do të largohen objekte montuese, rrethoja të ndryshme, mbuloja statike, objekte reklamuese, terasave verore para lokaleve hoteliere, si dhe do të mbyllet një podrum në rrugën “Qamil Hoxha”, të gjitha pa leje të organit kompetent komunal.