1. Certifikatat e lindjes për palët e interesuara për kurorëzim (origjinal). Për shtetasin e huaj nevojitet certifikata e lindjes, ndërsa për shtetasin kosovar nevojitet ekstrakti i lindjes;
2. Vërtetimet mbi statusin martesor për të dy palët (origjinal);
3. Pasaportat ose letërnjoftimet për të dy palët (fotokopje);
4. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje);
5. Kontrata mbi kapacitetitin martesor për ato shtetet që lëshojnë këtë dokument;
6. Shteti i cili e lëshon deklaratën nënbetim t’i kërkohet kjo deklaratë;
7. Shteti i cili e lëshon vetëm vërtetimin e vendbanimit t’i kërkohet ky dokument
8. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe të dëshmitarëve, si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
9. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
10. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimi mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
11. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
12. Pagesa e taksës 1 €.