“Jemi këtu me udhëheqësit e dikastereve të komunës, në Ditën Ndërkombëtarë të Mjedisit, ditë kjo që promovon një jetë më të mirë, me ambient më të mirë, infrastrukturë më të mirë, dhe ne po bëjmë çmos që qytetarët e kryeqendrës të kenë parqe më shumë, rrugë më të mira, dhe infrastrukturë të standardeve bashkëkohore” tha kryetari Mustafa gjatë përurimit të kësaj rruge.
Projekti për ndërtimin e rrugës “B” faza e parë, së bashku me rrugët lidhëse “Enver Maloku” dhe “Muharrem Fejza” ka një vlerë prej 4 milion e 300 mijë eurove.
Pas përurimit të rrugës, kryetari Mustafa ka vizituar parqet në lagjet “Ulpiana” dhe “Taukbahçe”, ku në mënyrë simbolike bëri mbëltimin e një druri dekorativ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, të dielën kanë bërë përurimin e rrugës “B” e cila lidhet me rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Enver Maloku”.